Zv/Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimit, sot ka ngjallur reagime të shumta.

Marketing

Ai ka ‘gënjyer’ rreth përmbajtjes së takimit me zyrtarin e Këshillit të Europës, Bjorn Berge, kjo u konfirmua nga vet zyrtari i KE-së, shkruan albora.ch.

Siç u deklarua numri dy i ekzekutivit të Qeverisë, zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm i Këshillit të Evropës kishte mirëpritur iniciativën e Kosovës për anëtarësim në KE.

“Kënaqësi që takova Bjorn Bergen gjatë qëndrimit tim në Strasburg, i cili mirëpriti iniciativën e Kosovës që të aplikojë për anëtarësim në Këshillin Evropian. Diskutimi ynë u përqendrua edhe në theksimin e progresit të Kosovës, reformave dhe harmonizimit me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, ka shkruar Bislimi.

Mirëpo pas këtij deklarim pati një reagim të shpejt dhe të sikletshëm për Bislimin. Ai u përgënjeshtrua menjëherë nga Berge, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, ku tha se “mjerisht, nuk është përshkrim i saktë i asaj që deklarova’, duke shkruar mbi cicërimën e Bislimit

“Ky, mjerisht, nuk është përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm [të Kosovës] në KE [Komisionin Evropian]”, thuhet në një reagim të tijin në ‘Twitter’.

Ky përgënjeshtrim ka vërshuar Kosovën. Analistë, pjesëtar të shoqërisë civile kanë shpërthyer kritikat, me të cilat e kanë ‘kryqëzuar’ Bislimin.

Analisti Agon Maliqi e ka quajtur skandal këtë çështje.

“Skandal përtej skandaleve kjo puna e tweet-it pas takimit në Këshillin e Evropës – organizata e vetme ku kemi gjasa të vërteta me u fut. A e keni ndërmend si qeveri me u tregu së paku një fije serioz në diplomaci, apo doni me vazhdu me sharru kështu me autogola të vazhdueshëm?”, ka shkruar ai.

Publicisti dhe analisti politik, Halil Matoshi, ka deklaruar se ndjen keqardhje se kush e drejton vendin. “Vërtet ndjej keqardhje kush e drejton Kosovën.”

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku itaku me anë të një postimi në Twitter po ashtu ka thënë se me një “Tweet”, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi e dëmtoi rëndë një agjendë të rëndësishme për Kosovën.

“Me një tweet, ZvKM Bislimi dëmtoi rëndë një agjendë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën. Mungesë totale e profesionalizmit. Ky nuk është vetëm skandal. Kjo është e rrezikshme dhe e dëmshme”, ka shkruar Çitaku.

Image

Ish këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Shkelzen Gashi, ka thënë se skandali i Besnik Bislimit është ekstra-ultra-super skandaloz. albora.ch/

Marketing