Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë kompensuar për të shkuar në seanca e komisione paralamentare.

Marketing

Madje kompensim për shpenzimet në karburante ka marrë edhe një prej deputetëve që nuk ka fare veturë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka marrë 690 euro kompensim për shpenzimet në karburante, për dy muaj, anipse nuk ka fare veturë.

Në deklarimin e pasurisë, Abrashi nuk ka të deklaruar veturë në pronësinë e tij.

Megjithatë ai ka marrë 690 euro nga shteti si kompensim për karburante.

Për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, sipas shifrave të publikuara nga Kanal10, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për karburante.

Edhe për të tjera distanca relativisht të shkurtëra si Vushtrria e Lipjani, deputetët janë kompensuar për të ardhur në seanca e komisione.

Marketing