Rruga në Axenstrasse është bllokuar përkohësisht, si pasojë e një aksidenti që ndodhi mëngjesin e së premtes.
Marketing
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Blick raporton se nuk ka persona të lënduar – transmeton Albora.ch.
Një lexues i mediumit Blick ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një kamion u përplas në një shkëmb.
Rastin e ka konfirmuar edhe David Mynall, zëdhënës i policisë kantonale Schëyz.
Mynall ka bërë të ditur zyrtarisht se nuk ka persona të lënduar dhe nuk ka automjete tjera të përfshira në aksident.
Kamioni aktualisht është duke u tërhequr nga vendi i ngjarjes, teksa Axenstrasse duhet të mbyllet deri në një njoftim tjetër. /albora.ch/
Marketing