Mediat në Serbi raportojnë se meqë Kosova nuk lejoi të mbahet referendumi në territorin e Kosovës, serbët e Kosovës kanë mundësi të votojnë në Kushumli, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranje.

Marketing

Serbët e Kosovës do të mund të votojnë në 45 qendrat e vendvotimeve në këto katër qytete, raporton RadioTelevizioni i Vojvodinës.

Gjithashtu, votat e votuesve nga Kosova nuk do të ndahen veçmas, por do të bëhen bashkë me votat e votuesve të qytetarëve tjerë që votojnë në këto qytete.

Gjithashtu, kryetari i organizmit të procesit zgjedhor atje, Vladimir Dimitrijeviq, njoftoi se vendvotimet hapën në ora 7 të mëngjesit dhe mbyllen në ora 8 të mbrëmjes.

Referendumi në Serbi mbahet që të bëhen ndryshime kushtetuese, në mënyrë që t’i krijohet më shumë pushtet degës së Gjyqësorit në emërime dhe shkarkime./albora.ch/

Marketing