Xhevahiri i Romës, me një sipërfaqe prej rreth 2800 m2, do të dalë sërish në ankand në prill me një çmim fillestar dukshëm më të ulët se sa ai i pari.
Pronarja e shtëpisë besonte se do t’i “kapte” 471 milionë euro në ankandin e 18 janarit, megjithatë, duke qenë se nuk gjeti blerës, ajo pothuajse përgjysmoi çmimin, duke e zbritur në 282 milionë euro për ankandin e dytë që do të zhvillohet më 7 prill, raporton cnn, përcjellë albora.ch.
“Villa Aurora në Romë me tavanin unik të piktorit legjendar Caravaggio do të dalë sërish në ankand më 7 prill me pronaren e zhgënjyer, pasi nuk u gjet blerës për shtëpinë”.
Trashëgimtarja e vilës, e njohur si Princesha Rita Boncompagni Ludovisi , gruaja e tretë dhe e fundit e princit të ndjerë, Niçol Boncompagni Ludovisi, do të tentojë për të dytën herë të shesë vilën në muajin prill./albora.ch/