Lidhur me bashkëpunimin me Universitetet në Kroaci, ambasada e Kosovës në Zagreb njoftoi se diplomati kosovar Martin Berishaj priti UD Rektorin e Universitetit Libertas të Zagrebit, Profesor Emeritus, Ivo Andrijanić, ku e njoftoi atë për shkëmbim të studentëve dhe profesorëve në të gjitha nivelet studimore.

Marketing

Andrijanić, shprehu gatishmëri për këtë, duke shtuar se përpos nivelit baçelor dhe masteri, kanë edhe Programin e Doktoraturës në Marredhënie ndërkombëtare dhe Diplomaci, ku numri i studenteve doktorant është i përkufizuar vetëm në 20.

Në Programin e Doktoraturës vijojnë student nga SHBA-të dhe BE. Prof Emeritus Ivo Andrijanić gjithashtu potencoi se në Universitetin Libertas studiojnë nje numër i madh i studentëve shqiptarë nga të gjitha viset e banuara me shqiptarë./albora.ch/

Marketing