Ndikimi i kombinuar i pandemisë Covid dhe një sërë faktorësh të tjerë mund të shohin një rritje dramatike të sigurimit shëndetësor zviceran.

Marketing

Organizata zvicerane e sigurimeve shëndetësore Santésuisse ka paralajmëruar një rritje “shqetësuese” të sigurimeve shëndetësore për shkak të pandemisë Covid.

Santésuisse e vendos rritjen me 5.1 përqind për person mesatarisht në Zvicër, megjithëse kjo mund të jetë më e lartë pasi merr në konsideratë vetëm një pjesë të kostove themelore, transmeton albora.ch.

Arsyeja për rritjen e mundshme janë shpenzimet më të larta për fizioterapinë, kujdesin spitalor dhe shërbimet mjekësore ambulatore.

Ndërkohë mendohet krijimi i një komisioni parlamentar për të shqyrtuar tendencat e kostos dhe për të bërë rekomandime./albora.ch/

Marketing