Banorja e Big Brother, Einxhel u dërgua në spital pas një incidenti që ka ndodhur brenda kësaj shtëpie.
Sipas njoftimit zyrtar të Big Brother, asaj i duhet të marrë trajtim më të specializuar pasi që ka lënduar krahun, derisa gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë.
“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun.
Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor, por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar. Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”.
Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat.
Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, thuhet në njoftim. /albora.ch/