Togerja Liridona Batfjari-Jashari është shpallur studentja më e mirë ndërkombëtare në Stamboll. Lajmin e bëri të ditur vetë ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.
Ajo pranoi këtë çmim në ceremoninë e diplomimit në Institutin e Luftës Tokërore në Kursin e Oficerit Shtabor në Turqi.
Ministri Mehaj u shpreh krenar për gratë dhe vajzat ushtarake të Kosovës dhe i uroi suksese studentes.
“Shumë krenar me gratë dhe vajzat tona ushtarake! Sot, oficerja jonë, Togere Liridona Baftjari-Jashari, në ceremoninë e diplomimit në Institutin e Luftës Tokërore në Kursin e Oficerit Shtabor në Stamboll, u shpall Studentja më e mirë ndërkombëtare”, tha ai.
Togere Baftjari- Jashari ka hyrë edhe në historinë e këtij instituti si oficerja e parë ndërkombëtare me një sukses të tillë! /albora.ch/