Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për mënyrën e lirimit nga burgu të 40-vjeçarit Dan Hutra, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave sot në Tiranë.

Marketing

Në një njoftim për mediat, ILD ka njoftuar se po verifikon nëse ka përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve për lirimin e tij.

Hutra u lirua nga Gjykata e Tiranës me 16 Shkurt 2023, vetëm dy ditë pasi Gjykata e Apelit e kishte refuzuar lirimin e tij.

Hutra kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në detyrim paraqitje.

Hutra është person me precedentë të shumta penale që nga vrasja e gruas në 2007 deri te përdhunimi dhe rrëmbimi.

Njoftimi:

Inspektori i lartë i Drejtësisë po ndjek me vëmendje komunikimet në media mbi ngjarjen tejet të rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku tre grave iu mor jeta dhe tre të tjera u plagosën, nga një individ i dënuar më parë për vrasje.

Sic ka vepruar edhe në raste të tjera të ngjashme me ndjeshmëri të lartë publike, Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur, se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka, përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve.

Marketing