Kjo provë i vendosi vulën. Dua Lipa dhe Romain Gavras janë çifti më i ri në qarkullim.

Marketing

Artistja me origjinë shqiptare u pa duke dalë nga sfilata e Javës së Modës në Paris me të dashurin e saj të ri.

Këngëtarja 27 vjeçe, tregoi edhe një herë stilin e saj të veçantë e veshur me një kostum të zi dhe një pallto lëkure teksa po largohej nga sfilata e modës së markës “Saint Laurent”.

Kjo dalje e tyre vjen vetëm disa ditë pasi u raportua se Dua mund të ishte në lidhje me regjisorin Romain Gavras, i cili ka qenë ish-i dashuri i artistes tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Burimet pranë çiftit pohuan se dyshja janë njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, pas ndarjes së Duas nga ish-i dashuri, modeli Anëar Hadid në vitin 2021.

Marketing