Në Wolfsburg u përkujtua dje ardhja e punëtorëve të parë mysafir nga Italia 60 vjet më parë.
Në fillim të viteve të ‘60-a, Volkswageni, me bazë në qytetin gjerman, filloi të zgjerohej, por edhe të përballej me një mungesë serioze punëtorësh.
Natën e 17 janarit 1962 mbërriti një tren me rreth 100 punëtorë të punësuar nga Volkswageni e që ishin nga Italia. Ata u pasuan nga dukshëm më shumë bashkatdhetarë, por edhe njerëz nga vende të tjera.
Për shkak të situatës aktuale me koronavirus, pranë monumentit në stacionin kryesor hekurudhor është organizuar vetëm një ceremoni e shkurtër dhe e vogël. Në ceremoni ishin të pranishëm dëshmitarë të kohës, anëtarë të komunitetit italian dhe përfaqësues të Volkswagenit, qytetit të Wolfsburgut dhe IG Metal.
Në fund të vitit 1962, më shumë se 3.100 italianë punonin në fabrikën kryesore të Volkswagenit. Në fund erdhën më shumë se 35 mijë.
Volkswageni asokohe nuk mund të llogariste në fuqi punëtore nga Gjermania Lindore për shkak të rrethanave politike dhe kufijve të mbyllur, por më pas italianët erdhën për t’i shpëtuar./albora.ch/