Një familje indiane që mori rrugën drejt ShBA-së nuk mundi ta arrijë cakun, pasi që ata vdiqën nga i ftohti 12 metra larg kufirit amerikan.

Marketing

BBC shkruan se natën që Vaishaliben Patel, bashkëshorti i saj Jagdish dhe dy fëmijët e tyre u nisën për në kufirin ShBA-Kanada, ata u veshën me pallto të reja e të rënda dimërore dhe çizme bore. Temperaturat ku ata ecnin, në Emerson, Manitoba, kishin rënë më shumë se 35 gradë nën zero.

Kjo familje e re ndoshta nuk kishte përjetuar kurrë më parë temperatura kaq të ulëta. Në fshatin e tyre të lindjes në Indinë perëndimore edhe në ditën më të ftohtë nuk arrinte më shumë se -10 gradë.

Kur ata ecën me orë të tëra, erërat e forta bartnin borë dhe copa akulli nëpër fusha, duke e zvogëluar dukshmërinë thuajse në asgjë./albora.ch/

Marketing