Ndonëse seksi është i lidhur ngushtë me erotizmin dhe kënaqësinë, ky aspekt është lënë pas dore kryesisht në edukimin seksual dhe programet shëndetësore.

Marketing

Ky është përfundimi i arritur nga një kërkim i kryer nga projekti i kënaqësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Të gjithë flasin për të drejtën e shëndetit seksual dhe riprodhues, megjithatë dëshira seksuale një arsye e rëndësishme pse njerëzit bëjnë seks trajtohet në pjesën më të madhe të botës në një mënyrë të mangët, argumenton Projekti i Kënaqësisë, i cili për të kryer hulumtimin, të botuar në revistën online “PLOS ONE”, shqyrtoi qindra studime mbi këtë temë.

Arsimimi dhe informacioni janë më së shumti në lidhje me frikën dhe rrezikun e sëmundjeve, tregon Projekti i Kënaqësisë, një grup që ka mbrojtur përfshirjen e kënaqësisë dhe argëtimit në edukimin seksual që nga viti 2004.

Aktualisht ka vetëm disa studime që përfshijnë temën e dëshirës seksuale.

Ata pak që ekzistojnë, megjithatë, lejojnë të pohojnë se “seksualiteti njerëzor dhe arsyet pse njerëzit bëjnë seks janë një fakt i rëndësishëm për të siguruar që masat e shëndetit seksual janë efektive”, thotë studimi.

Studimet tregojnë se programet që pranojnë se përvojat seksuale mund të jenë të këndshme, përmirësojnë vëmendjen ndaj seksit të sigurt./albora.ch

Marketing