Shqiptarët nga Medvegja, Presheva e Bujanoci që kanë qëndruar së paku pesë vite në Kosovë nga 12 qershor 199 deri në 31 dhjetor 20221, tashmë do të mund të pajisen me shtetësi kosovare.

Marketing

Kështu ka njoftuar Artan Murati, këshilltari i Presidentes, Vjosa Osmani, i cili tregoi se më 29 dhjetor 2020 është miratuar Koncept Dokumenti për Shtetësinë nga Qeveria e Kosovës.

“Shumë i lumtur që në këtë koncept-dokument, prej të cilit më pas do të dalë edhe Ligji i ri për Shtetësinë, është përfshirë komenti dhe propozimi i Zyrës së Presidentes, i cili do t’ua mundësojë shqiptarëve nga Medvegja, Presheva e Bujanoci të pajisen me shtetësi të Republikës së Kosovës.

Më konkretisht, të gjithë qytetarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilët kanë qëndruar në Republikën e Kosovës së paku 5 vite nga data 12.06.1999 deri me datë 31.12.2021, do të kenë të drejtën e fitimit të Shtetësisë bazuar në rregullimin e kornizës ligjore me këtë Koncept Dokument”, shkroi ndër tjerash ai.

Tutje, Murati deklaroi se Shqiptarët e Luginës “nuk do të anashkalohen asnjëherë”, duke treguar se hap ii radhës është hartimi i projektligjit dhe miratimi i tij në Kuvend.

“Shqiptarët e Luginës nuk do të anashkalohen asnjëherë. Koordinimi institucional është i nivelit më të lartë, dhe kjo do të sjellë rezultate pozitive. Hapi i rradhës: hartimi i projektligjit dhe më pas miratimi i tij në Kuvend. Po duket vit i mbarë në këtë drejtim”, theksoi tutje ai. /albora.ch/

Marketing