Papa Françesku ka kritikuar çiftet të cilët zgjedhin të mos kenë fëmijë, shkruan BBC, përcjellë albora.ch.

Marketing

Ai ka thënë se është qesharake që ata zgjedhin të mbajnë nga dy qen apo mace dhe nuk dëshirojnë të kenë fëmijë, ndërsa shtoi se qytetërimi po plaket.

“Shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan ose kanë vetëm një sepse nuk duan më”, u tha 85-vjeçari besimtarëve gjatë një meshe në Vatikan.
“Por, ata kanë dy qen apo dy mace. Qentë dhe macet zënë vendin e fëmijëve. Po, e kuptoj, është qesharake, por ky është realiteti.

Qytetërimi po plaket sepse pasuria e prindërimit po humbet.
“Kush jeton në këtë botë dhe martohet duhet të mendojnë për të pasur fëmijë. Të kesh fëmijë në mënyrë natyrale ose përmes birësimit është një rrezik, por mospasja e tyre është edhe më e rrezikshme”, u shpreh Papa.

Kreu i Kishës Katolike nënvizoi se Italia po përballet me një “dimër demografik”.

Ai tha se njerëzit që nuk janë në gjendje të kenë fëmijë për arsye biologjike duhet të marrin në konsideratë adoptimin.

Por, nuk është hera e parë që Papa Françesku ka vënë në shënjestër njerëz që zgjedhin kafshët shtëpiake para fëmijëve. /albora.ch/

Marketing