Vladimir Putin do të vazhdojë të bëjë luftë me vendet fqinje nëse lejohet të pushtojë Ukrainën , ka paralajmëruar ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss.

Marketing

Truss bëri një thirrje që komuniteti ndërkombëtar të bashkohet për të përballuar agresionin e Moskës, transmeton albora.ch.

Ajo gjatë një interviste tha se nëse Putin do të sulmonte Ukrainën do të ishte një pararendës që Rusia të përdorte forcën për të aneksuar më shumë ish-shtete sovjetike.

“Shtetet baltike janë në rrezik… edhe Ballkani Perëndimor. Putini i ka thënë të gjitha këto publikisht, se ai dëshiron të krijojë Rusinë e Madhe, se ai dëshiron të kthehet në situatën siç ishte më parë, ku Rusia kishte kontroll mbi zona të mëdha të Evropës Lindore. Pra, është kaq e rëndësishme që ne dhe aleatët tanë t’i kundërvihemi Putinit. Mund të jetë Ukraina javën e ardhshme, por cili vend do të jetë më pas?” tha Truss./albora.ch/

Marketing