Ambasada amerikane ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë në Moskë për një sulm të mundshëm në kryeqytetin rus.

Marketing

Sipas mediave të huaja në njoftimin e ambasadës janë paralajmëruar amerikanët që të kenë gati një plan evakuimi në rast emergjence.

Ambasada tha: “Ka pasur kërcënime për sulme kundër qendrave tregtare, stacioneve hekurudhore dhe të metrosë, dhe vende të tjera të grumbullimit publik në zonat kryesore urbane, duke përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun, si dhe në zonat e tensionuara përgjatë kufirit rus me Ukrainën”.

Siç është thënë më tej, në njoftim është shtuar se amerikanët duhet të “rishikojnë planet e tyre personale të sigurisë” dhe të kenë plane arratisjeje që “nuk mbështeten në ndihmën e qeverisë amerikane”.

Një lajm i tillë vjen pak pasi mediat amerikane raportuan se SHBA ka informata se komandantët rusë kanë marrë urdhra për të vazhduar një pushtim të Ukrainës./albora.ch/

Marketing