Shqipëria i bashkohet 15 vendeve të BE që i mbyllën hapësirën ajrore Rusisë. Lajmi u dha nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Marketing

“Në këtë përballje dramatike dhe epokale jemi krenar që Shqipëria po jep një kontribut të madh pranë BE-së e deri te Këshilli i Sigurisë në NATO. Disa ditë më parë u përgatit një rezolutë duke i bërë thirrje Rusisë bashkë me SHBA-në për të tërhequr trupat nga Ukraina dhe izolimin e skajshëm të saj në arenën ndërkombëtare”, tha Xhaçka.

Aktualisht qeveria shqiptare është duke hartuar masat ligjore, që kanë karakter individual dhe ekonomik, për ngrirjen e aseteve që nga presidenti rus e deri te zyrtarë të tjerë kyç.

Janë 654 individë dhe 52 subjekte që janë në listën e sanksioneve. Në ditët në vijim do kemi më shumë informacion për këto masa ligjore./albora.ch/

Marketing