Zv. Presidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli ka mbajtur sot një  konferencë për shtyp, ku ka njoftuar se Shqipëria i bashkohet SHBA-ve për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

Marketing

Ndër të tjera, Kodheli theksoi se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bashkë-peng-mbajtëse sa i përket çështjes së Ukrainës, ndërsa shtoi se vendi ynë ka mbajtur një qëndrim të fortë për mbrojtjen e sovranitetit territorial të Ukrainës.

“Qëndrimi ynë në fakt ka qenë dhe mbetet koherent. Në Këshillin e Sigurisë  të OKB, Shqipëria dhe SHBA janë bashkë-peng-mbajtëse lidhur me çështjet e Ukrainës. Krijimi i këtij çifti Shqipëri- SHBA është një garanci e jona për një angazhim aktiv të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet kanë ndërmarrë dhe do ndërmarrin. Kjo mbetet një përgjegjësi e madhe, por edhe i konfirmimit të një Shqipërie që vlerësohet në luajtjen e atij vendit që i takon, si një vend që ruan paqen e dhe sigurinë” tha Kodheli.

Ne kemi qenë të angazhuar për trajtimin me përparësi të situatës në Ukrainë. Qëndrimet tona kanë qenë publike dhe janë shprehur në takimin e ministrave të mbrojtjes”, shprehet Kodheli./albora.ch/

Marketing