Në seancën e djeshme ku mori pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, anëtarët e qeverisë serbe vendosën të mos pranojnë propozimin e Bashkimit Evropian që Serbia të dënojë kërcënimin ndaj integritetit territorial të Ukrainës, përkatësisht të apelojë për respektimin e ligjit ndërkombëtar. Sipas nova.rs, ky votim nuk shkoi shumë mirë.

Marketing

Bashkimi Evropian ka lëshuar një deklaratë për masa kufizuese në lidhje me rrezikimin e integritetit territorial të Ukrainës.

Ai ka kërkuar deklaratën nga ministrja për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq.

Sipas informacioneve, ajo tha se Qeveria duhet ta miratojë këtë sepse Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe se sigurisht që nuk do të ketë asnjë problem për këtë.

Vuçiq pritet të dalë me qëndrim sot, pas një takimi që do ta ketë me Këshillin e Sigurisë kombëtare.

Marketing