Kombëtarja shqiptare nuk ia doli të merrte një rezultat pozitiv përballë Polonisë në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të EURO 2024.

Marketing

Në ndeshjen e parë të drejtuar nga trajneri Silvinjo, kuqezinjtë humbën me rezultatin minimal 1-0. Një ndeshje e mirë për ekipin tonë që arriti të krijonte disa raste por pa mundur të çonte dot topin në rrjetë.

Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë mjaft të mirë, pavarësisht golit të pësuar pak minuta para fundit të 45 minutave të para. Rasti më i pastër për kuqezinjtë ishte në minutën e 20-të, me Jasir Asanin, i cili ekzekutoi një goditje dënimi, duke e dërguar topin në qendër, për  Gjasulën, i cili devijohet mbi traversë nga mbrojtësi kundërshtar.

Një tjetër rast ishte me Cikalleshin por që portieri polak nuk lejoi prekjen e portës së tij.

Vendasit kalojnë në epërsi në minutën e 41-të me një gjuajtje që fillimisht goditi shtyllën e më pas Sviderski arriti ta çonte në rrjetë.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të vendasve.

Kuqezinjtë arrijnë te krijojnë disa raste në pjesën e dytë me Kristjan Asllanin dhe Myrto Uzunin por pa fat.

Trajneri Silvinjo nis zëvendësimet  në minutën e 70-të duke u dhënë mundësinë edhe 4 lojtarëve të tjerë të futen në fushë. Largohet Asani dhe në vend të tij hyn Anis Mehmeti, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Cikalleshi i lë vendin Taulant Seferit, në vend të Asllanit futet  Bajramië ndërsa Laçi hyn në fushë në vend të Gjasulës.

Sulmuesi Myrto Uzuni ka sërish një nga rastet më të mira për të baraspeshuar rezultatin, teksa djaloshi merr një pasim të shkëlqyer nga Taulant Seferi, por gjuan jashtë ngjitur me shtyllën kundërshtare.

1-0 në favor të polakëve mbyllet kjo ndeshje e parë e Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024.

Ndeshjen e radhës Shqipëria e ka më 17 qershor me Moldavinë.

Marketing