Një grup qytetarësh dolën për të protestuar para Kryeministrisë për rritjen e çmimit të naftës.
![](https://www.albora.ch/wp-content/uploads/2023/01/ozone_zak_gif.gif)
Të njëjtit bënë thirrje për uljen e disa taksave që përfshihen në çmimin e karburantit në mënyrë që t’u lehtësohet kostoja e jetesës.
![](https://www.albora.ch/wp-content/uploads/2022/03/foto-3-1024x775.jpg)
Aktori, Florian Binaj ishte një prej pjesëmarrësve, i cili u bëri thirrje atyre që nuk marrin guximin të dalin në protestë.
“Shqiptarët rrëzuan diktaturën kur u bënë të gjithë bashkë. Po të çohemi të gjithë, mund të ulim jo vetëm taksa, por mund të marrim atë që na takon si qytetarë”, tha ai.
![](https://www.albora.ch/wp-content/uploads/2022/03/foto-4-1024x682.jpg)
Aktori Binaj tha se ndërsa qytetarët protestojnë “lideri i ballkazanit është në Dubai”, ndërkohë që në Ukrainë ka luftë dhe presidenti atje u jep shpresë, ky i joni (Kryeministri) thotë shtrëngoni dhëmbët”.
![](https://www.albora.ch/wp-content/uploads/2022/03/foto-2-1-1024x682.jpg)
Protestës i janë bashkuar fermerët dhe blegtorët. Ervin Resuli, një nga përfaqësuesit e fermerëve dhe blegtorëve, tha se çmimi i naftës dhe drithërave bëjnë të pamundur që të punojnë tokën.
Ai përmendi heqjen e taksës së gjelbërimit dhe karbonit si një nga masat ku mund të ndërhyjë qeveria.
“Fermerët e kanë të pamundur që të punojnë tokën e tyre. Po përpiqen që të na largojnë. Bujqësia sjell 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, tha ai, njofton euronewsal./albora.ch/