Borxhi është bërë shkak për një ngjarje të rëndë në fshatin Kozare në Kuçovë ku 58-vjeçari Fetah Marra vrau mbrëmjen e djeshme fqinjën e tij Fatime Suli 64-vjeçe dhe pasi e hodhi në kanal gjysmë të zhveshur e mbuloi me gjethe.

Marketing

Sipas raportimeve të mediave shqiptare nga rezultati i autopsisë është arritur në përfundimin se gruaja ka ndërruar jetë nga “asfiksia” si pasojë e mbytjes me duar.

Pas pyetjes së dëshmitarëve dhe shikimit të pamjeve filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese përreth, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.

Autori i vrasjes është dërguar para grupit hetimor ku ka dhënë dëshminë e tij, ku raportohet se sipas dëshmisë së Marres, vrasja ka ndodhur për disa para borxh, që Marra i kishte familjes së gruas./albora.ch/

Marketing