Një aeroplan me 129 udhëtarë që ishte nisur nga Miami për në Londër, u kthye prapa, kjo pasi që një grua refuzoi të vëndoste maskë.

Marketing

American Airlines në një deklaratë tha se klientja e përshkruar nga policia si një grua rreth të 40-tave, po refuzonte të përmbushte kërkesën federale të maskës.

“Pasi avioni arriti te porta, pasagjeri u largua nga avioni nga oficerët pa incidente. Pasagjeri u trajtua më pas në mënyrë administrative nga stafi i American Airlines”.

Mandatet e maskave u vendosën nga linjat ajrore të mëdha dhe qeveria federale për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së COVID-19 në fillim të pandemisë. Pasagjerët pajtohen me kushtet e shërbimit të një linje ajrore kur blejnë një biletë./albora.ch/

Marketing