Një 22-vjeçar shqiptar në Francë, raportohet se është rrëmbyer nga disa persona.
Sipas policisë franceze dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur Riom, dhe se deri tani të dyshuar kryesorë janë katër bashkatdhetarët e tij shqiptarë që kishin hyrë ilegalisht në Francë.
Marketing
Thuhet se kanë qenë dy makina që janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe njëri nga drejtuesit e automjeteve është futur në makinën tjetër dhe ka rrëmbyer të riun shqiptar, raportojnë mediat franceze.
Aktualisht janë ndaluar 4 persona, të cilët kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen ne fjalë.
Mediat franceze raportojnë se një nga pistat që po hetohet është ajo e trafikut të drogës, ndërkohë që ende nuk dihet asgjë në lidhje me fatin e të riut./albora.ch/
Marketing