Southampton është duke bërë të pamundurën për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseas, Armando Broja.

Shqiptari është huazim deri në fundin e sezonit, mirëpo pa opsion blerje, derisa Southampton është duke provuar ta bind Chelsean ta shesë.

I pyetur për mundësinë e blerjes të Brojës, trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl ka thënë se duhet ta lejojnë të luajë, ngase ka kohë deri në fundin e sezonit.

“Është këtu deri në fundin e sezonit. Kemi kohë mjaftueshëm për të folur. Lëreni të luajë futboll, ai kënaqet këtu. Mendoj që e ka parë se çfarë ka me këtë klub. I japëm shansin e madh për të treguar vetën”, ka shtuar Hasenhuttl.

Ndërkohë, në rast që pranon shitjen, Chelsea do kërkojë mbi 20 milionë euro./albora.ch/

Marketing
Marketing