Marketing

Jose Mourinho, pas humbjes kundër Milanit, për DAZN, ka fajësuar gjyqtarin.

Ai deklaroi: “Ne ishim në lojë derisa Karsdorp doli me karton të kuq. Ishte një lojë e dobët në nivel teknik. Kemi bërë shumë gabime, e humbim topin me lehtësi dhe mungon mbështetja nga lojtarët”.

Atij s’i ka pëlqyer aspak referimi.

“Arbitri Chiffi? Ne ishim akoma brenda lojës gjithsesi, por nëse flasim për probleme cilësore, më duhet të flas për arbitrin dhe VAR. Nuk është e qartë nëse rasti i parë ishte penalltiNe pamë një lëvizje ku Tammy shtriu krahun, por nuk ka kontakt të pastër. Nëse e krahason me rastet e Zaniolos dhe Ibanezit, ose jep tre penallti ose asnjë. Unë nuk do jepja asnjë. Duam uniformitet. Chiffi është një arbitër pa personalitet”.

Ne jemi një ekip me cilësi mesatare që mund të kishim disa pikë më shumë. Po të shikoni golin e dytë dhe penalltinë e fundit janë shembuj të qartë. Kemi bërë shumë gabime nga ana teknike, ka munguar cilësia teknike”.

Marketing