Një shofer i dehur 50-vjeçar i një kamioni ka shkaktuar një kaos të vërtetë në Furth të Gjermanisë, pasi goditi 34 vetura të parkuara ku si pasojë erdhi deri te shpërthimi i një zjarri të madh.

Marketing

Vendi i ngjarjes dukej si një zonë lufte pasi që shoferi i dehur i kamionit injoroi ngjyrën e kuqe në semafor dhe goditi një veturë në udhëkryq, e më pas edhe 34 tjera të parkuara si pasojë e shpejtësisë së madhe.

Si rezultat i përplasjes kamioni u përfshi nga zjarri së bashku me disa vetura, ku më pas zjarri preku edhe ndërtesën që ishte afër, e zjarrfikësit evakuuan tërë objektin.

Në incidentin që ndodhi të martën mbrëma janë përfshirë shoferi i kamionit, i një veture që u godit fillimisht dhe një këmbësor.

Shoferi i kamionit është me prejardhje nga Turqia dhe nuk kishte leje qëndrimi në Gjermani.

Marketing