Ngjarja e Rayanit mori vëmendjen e botës për pesë ditë, por përpjekjet për ta shpëtuar të gjallë dështuan, pasi ai u nxor i vdekur
Vdekja e 5 vjeçarit i ngecur për ditë në pusetën e thellë në Marok, për shumë banorë tani simbolizon një mallkim që ngërthen rajonin e tyre të braktisur: i varfër, i lënë pas dore dhe i varur nga prodhimi i paligjshëm i kanabisit për të mbijetuar.
Pusi ishte hapur nga babai i Rayanit për të kërkuar për ujë ashtu që të rriste kanabis ose marihuanë.
Shumë puse të tilla, madje edhe më të thella, pushtojnë rajonin Rif të Marokut në nevojën për ujë për plantacionet me kanabis.
Qeveria zakonisht mbyll sytë për kultivimin ilegal që bëhet atje. Por për shumë fshatarë, përfaqëson një njollë në reputacionin e tyre./albora.ch/