Georgina e dashura e futbollistit të mirënjohur botëror Cristiano Ronaldo, ka rrëfyer detaje të reja nga fillimet e lidhjes me Cristianon teksa punonte si shitëse.

Përmes një dokumentari të transmetuar këtë javë në Netflix, “Soy Georgina” ajo ndan jetën me yllin e futbollit portugez rrëfen se e kishte të vështirë, në fillim të historisë së tyre, të përshtatej me stilin e jetës luksoze të partnerit.

Marketing

Ajo ka komentuar kështu fillimet e marrëdhënies me yllin e Manchester United.

“Kur ai erdhi ta merrte pas ditës së punës si shitëse në shtëpinë e Gucci në Madrid, shkova në punë me autobus dhe erdha në shtëpi me një Bugatti”.

Pothuajse pesë vjet më vonë, çifti janë në pritje të binjakëve në pranverën e vitit 2022. Ky do të jetë fëmija i dytë dhe i tretë i Georgina Rodriguez pas lindjes së vajzës së tyre, Alana Martina./albora.ch/

Marketing