Rreth 10 mijë persona mbushën rrugët e Vjenës të shtunën, sipas Reuters, për të protestuar kundër vendimit të qeverisë austriake për të vendosur vaksinimin e detyruar nga data 1 shkurt, si dhe për masat e tjera Anti-Covid në vend.

Marketing

Protestuesit mbanin në duar pankarta të mëdha ku shkruhej “nuk mund të detyrosh 2,5 milionë vetë”, shifër kjo e raportuar nga autoritetet nëntorin e kaluar për numrin e personave të pavaksinuar në vend.

Ndërsa Kancelari Karl Nehammer deklaroi se masat anti-Covid do të lehtësohen javën e ardhshme, për t’i paraprirë futjes në fuqi të ligjit për vaksinim të detyruar, të miratuar më 27 janar nga dhoma e ulët e parlamentit austriak, të quajtur edhe Këshilli Kombëtar. Ky ishte shteti i parë në Bashkimin Europian që ka marrë këtë masë./albora.ch/

Marketing