Studiuesit zviceranë kanë krijuar një inventar të madh të mikroorganizmave që gjenden në ekosistemet kriosferike si Antarktiku dhe në akullnajat.

Marketing

Kriosfera mbulon gati 20% të sipërfaqes së Tokës dhe përfshin kapele polare të akullit, akullnajat malore, liqenet akullnajore, tokat e përhershme të ngrira dhe zonat bregdetare të ushqyera nga rrjedhat e akullnajave.

Mikrobioma, koleksioni i mikroorganizmave që jetojnë në këto ekosisteme, ende nuk është kuptuar mirë dhe është nën presionin e ndryshimeve klimatike.

Për të studiuar rolin e këtyre mikroorganizmave dhe ndikimin mbi to të ndryshimeve klimatike, studiuesit nga Instituti Federal i Teknologjisë i Lozanës (EPFL) kanë krijuar një inventar global, që përmban informacion mbi 695 mostra mikrobike nga ekosistemet krizoferike në mbarë botën.

“Zbuluam se ky mikrobiom ka veçori unike dhe ndoshta është formuar herët në kohët evolucionare në krahasim me ato në ekosistemet e tjera të Tokës,” tha Massimo Bourquin, një student doktorature në EPFL dhe autori kryesor i një punimi të botuar së fundmi në revistën Nature Communications, transmeton swissinfo.ch.

Shkencëtarët kombinuan mësimin e makinës, statistikat dhe informacione të tjera për të identifikuar se cilat baktere ishin më të përhapura dhe më të bollshme.

“Ne grupuam së bashku mikroorganizmat bazuar në karakteristika të ngjashme,” thotë Bourquin. “Duke bërë këtë, ne zbuluam veçoritë e këtij mikrobiomi – i cili u formua gjatë miliona viteve të evolucionit dhe përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme dhe një mjedisi të varfër me lëndë ushqyese – dhe sot është shumë i rrezikuar.”

Foto: Pixabay

Marketing