Në qoftë se zbulojmë ekzistencën e jetës inteligjente jashtë Tokës, pyetja e parë që me shumë gjasa do të bëjmë është: “Si mund të komunikojmë?”

Marketing

Në prag të 50-vjetorit të mesazhit nga Arecibo në vitin 1974 – përpjekja e parë e njerëzimit për të dërguar një mesazh të aftë për t’u kuptuar nga inteligjenca jashtëtokësore, NASA, në bashkëpunim me disa nga mendjet më të mira shkencore, përshkroi në detaje një dizajn të ri mesazhi për marrësit jashtëtokësorë.

Mesazhi prej 13 faqesh, i quajtur “Fari në galaktikë”, duhet të jetë hyrje bazë në matematikë, kimi dhe biologji, e cila mbështetet shumë në dizajnin e mesazhit të Arecibo-s dhe përpjekjeve të tjera të mëparshme për të kontaktuar me alienët.

Më parë, mesazhi përfshinte vetëm kodin binar, si dhe disa imazhe të sistemit tonë diellor dhe sekuenca të ADN-së. Këtë herë, çështja është ngritur në një nivel më të lartë – duke transferuar ekuacionet matematikore.

Ka informacione të tjera grafike që do të komunikojnë disa nga parimet dhe karakteristikat bazë të botës sonë, duke përfshirë monumentet kozmike që mund të ndihmojnë alienët të gjejnë Tokën në Rrugën e qumështit.

Studiuesit kanë bërë një plan të detajuar për kohën më të mirë të vitit për të transmetuar mesazhin dhe sugjeruan një unazë të dendur yjesh pranë qendrës së galaktikë sines. Është e rëndësishme që transmetimi të përmbajë gjithashtu një adresë kthimi të projektuar rishtazi që do t’i ndihmojë dëgjuesit e huaj të përcaktojnë vendndodhjen tonë në galaktikë, në mënyrë që ata të mund të fillojnë një bisedë ndëryjore.

Tingëllon premtuese, sigurisht, nëse alienët ekzistojnë dhe me të vërtetë marrin sinjalin tonë dhe reagojnë – por kjo përpjekje në të vërtetë rifilloi historinë e paralajmërimit të të ndjerit Stephen Haëking – i cili njëherë ka thënë se duhet të përmbahemi nga biseda dhe të dëgjojmë më shumë në vend të kësaj.

Marketing