Një ekspert mjekësor ka zbuluar shenjat që tregojnë se një njeri është në prag të vdekjes, shenja këto që dallon disa muaj më parë.
![](https://www.albora.ch/wp-content/uploads/2023/01/ozone_zak_gif.gif)
Mjekja Carol DeSarkissian tha se njëra ndër shenjat është fjetja dhe dremitja e tepërt.
Shenja të tjera paralajmëruese të hershme përfshijnë mungesën e oreksit dhe të të folurit.
Ndërkaq, në rastet e fëmijëve kjo ndryshon, ata bëhen më llafazan, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
![](https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/08/3-16.jpg)
Pacientët gjithashtu mund të përjetojnë më shumë dhimbje, si dhe ndryshime në presionin e gjakut, ritmin e frymëmarrjes dhe ritmin e zemrës.
Shenjat e tjera përfshijnë një ndryshim në ngjyrën e zonave të caktuara të lëkurës si rreth gjunjëve, duarve dhe këmbëve.
Rënia e temperaturës dhe vështirësia në frymëmarrje mund të jenë gjithashtu një tregues.
Pavarësisht nga simptomat, ekspertët sugjerojnë se është e rëndësishme që këta persona t’i kenë afër më të dashurit e tyre.