Ne shpesh e lidhim arsimin, statusin shoqëror ose karrierën me inteligjencën e dikujt. Por, kjo nuk ka asnjë lidhje me të.

Marketing

Fakti që dikush, për shembull, ka një diplomë universitare, nuk tregon domosdoshmërisht se ai është tepër inteligjent. Por, nëse i pranon gabimet dhe kupton se ato janë pjesë e jetës, atëherë mund të thuhet se ai është më inteligjent se të tjerët dhe kjo është një shenjë që ju mund të dalloni se dikush është inteligjent. Njerëz të tillë e dinë se si mund të mësohet shumë nga gabimet dhe se këto janë, në fakt, mësime të jetës.

Ekziston një përkufizim i inteligjencës që përafërsisht i tillë – është kjo aftësia për të mësuar nga përvojat e veta dhe të të tjerëve, si dhe aftësia për të përballur në situatat e panjohura.

Një fjalë e urtë kineze thotë: “Ai që bën një pyetje është budalla për pesë minuta, ai që nuk bën mbetet budalla përgjithmonë”.

Njerëzit inteligjentë e dinë se, ndonëse mësojnë tërë jetën, megjithatë ka shumçka që s’e dinë, që mund të mësojnë. Ata bëjnë pyetje derisa të marrin një përgjigje të qartë. Nëse nuk kuptojnë diçka, do të kërkojnë shpjegim, transmeton Mystical Raven.

Ndonjëherë mund të duken edhe të mërzitshëm, sepse derisa të kenë një pamje të plotë në kokën e tyre, ata nuk do të ndalojnë së pyeturi. Kjo është veçanërisht e vërtetë për fëmijët shumë të zgjuar që mendojnë për gjithçka shumë më tepër se moshatarët e tyre.

Marketing