Kur u shfaq për herë të parë Covid-19, njerëzit u paralajmëruan për tre simptoma kryesore. Por me mutacione të reja erdhën shumë simptoma të reja të virusit.

Marketing

Derisa Omicron vazhdon të jetë varianti dominues i koronavirusit, simptoma të ndryshme të pazakonta të virusit raportohen në mbarë botën. E një simptomë e Omicron tani po prek sytë.

Simptomat e Omicron janë përshkruar si të buta dhe më të ngjashme me një ftohje të zakonshme, por lloji i ri ka shfaqur disa shenja më pak të njohura, duke përfshirë atë që shfaqet në sy.

Mjeku i përgjithshëm këshilloi që ne t’i mbrojmë sytë tanë duke i mbajtur të pastër dhe duke trajtuar shpejt çdo sy të kuq ose rrjedhje. Ajo tha: “Fshini çdo kore nga secili sy duke përdorur një jastëk të veçantë, të pastër leshi pambuku, të zhytur në ujë të zier të ftohur”, shkruan mirror.co.uk.

Në rast të infeksioneve të lehta të konjuktivitit, mund të përdorim pika të caktuara ose pomada sysh si trajtim./albora.ch/

Marketing