SHBA-ja ka bërë të ditur qëndrimin për të drejtat e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran për të përcaktuar kushtet me të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e shteteve të tjera në territorin e saj.

Marketing

Ambasadori i Misionit të SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter, ka deklaruar sot se SHBA-ja ka qëndrim të qartë sa i përket kësaj çështje.

Në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të Ministrave të OSBE-së, ambasadori Carpenter, në lidhje me referendumin ka përkujtuar se “Shtetet e Bashkuara iu bashkuan partnerëve të saj evropianë duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve serbë që të marrin pjesë, pasi ne besojmë se është e rëndësishme që votuesit me të drejtë të votojnë në zgjedhje dhe referendume. Thënë kështu, le të jemi të qartë për qëndrimin e SHBA-së për të drejtat e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran për të përcaktuar kushtet me të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj”. /albora.ch/

Marketing