Crypto.com, një nga këmbimoret më të mëdha dhe më të njohura të kriptomonedhave në botë, që tani mbështetet nga aktori i famshëm hollivudian, Matt Damon, ka pranuar se 483 nga përdoruesit e tij u hakuan në fillim të këtij muaji, duke çuar në tërheqje të paautorizuara të bitcoin dhe Ether me vlerë prej 35 milionë dollarë.

Marketing

Kompania fillimisht kishte thënë se 15 milionë dollarë ishin marrë në grabitje.

“Më 17 janar 2022, Crypto.com mësoi se një numër i vogël përdoruesish kishin tërheqje të paautorizuara të kriptove në llogaritë e tyre,” shkroi Cyrpto.com në një postim të enjten.

Kompania ka thënë të hënën se kishte parë që për një pjesë të vogël të llogarive, transaksionet po miratoheshin pa u futur nga një përdorues, faktori i dytë i vërtetimit.

Shkelja në Crypto.com është një nga shumë hakimet që rezulton në humbje shumë milionëshe në industrinë e kriptomonedhave./albora.ch/

Marketing