ABC zbulon detaje të reja lidhur me sasinë e kokainës të kapur në Portin e Durrësit mbrëmjen e sotme (3 nëntor 2022).

Marketing

Task-Forca pas informacioneve që kishte për lëndë narkotike, zhvilloi një operacion me qen antidrogë dhe zbuloi 30 kg kokainë.

Kontejneri vinte nga Ekuadori dhe kishte 3 ditë në Portin e Durrësit.

Mësohet se kokaina është gjetur në një kontejner me banane të ardhur nga Ekuadori për “Banaking”.

Policia kufitare duke marrë parasysh faktin që kontejneri kishte ardhur nga Ekuadori organizoi operacionin me qen antidrogë.

Sakaq, është organizuar puna për hapjen e plotë të kontejnerit.

Marketing