Pjesëmarrja e saj në “Big Brother Vip”, e ktheu atë në një personazh mjaft të njohur në vendin tonë.

Marketing

Bëhet fjalë për Beniada Nishanin, e cila me ëmbëlsinë dhe spontanitetin e saj fitoi një numër të madh ndjekësish.

Sot që kanë kaluar më shumë se një vit nga eksperienca e saj në “Big Brother Vip”, ajo është angazhuar në emisione në vendin tonë, duke lënë të paktën për disa kohë Italinë.

Si një vajzë e bukur, Beniada shpesh në intervista është ngacmuar mbi jetën e saj personale. Këtë mëngjes e ftuar në “Wake Up”, Nishanit i janë treguar disa foto të disa personazheve të njohur shqiptar, si pretendentë për partner. Pa hezituar, modelja i ka komentuar, bazuar në shijet e saj.

I pari ka qenë futbollisti Eros Grezda, për të cilin Beniada u shpreh: Nuk është në shijet e mia, sepse më duket delikat dhe femëror. Hundën e voçkël, buzët e trasha, pastaj shumë muskuloz. Çunat shumë muskuloz më friksojnë pak. Një djalë simpatik, por nuk është në stilin tim.”

I radhës ka qenë ish-konkurrenti i Për’puthen, Atdhe Xharavina, i cili sërish nuk “ia mbushi syrin” ish-banores së “BBV”.

“As Atdheu nuk është në shijet e mia. Duket shumë si ujk, në kuptimin e mirë, shumë agresiv,”-shtoi ajo.

Beniada komentoi edhe këngëtarin e njohur Capital T, të cilin zbuloi se e njihte nga afër.

“Capital T e kam parë dhe mendoj se është shumë i bukur, është një djalë simpatik. Është më i butë, më tërheqës,”-përfundoi Nishani.

Marketing