Një grup serbësh janë mbledhur në veri të Mitrovicës, në përkrahje të Rusisë, e cila ka ndërhyrë ushtarakisht në shtetin fqinj Ukrainë.

Protestuesit mbajnë në duar flamujt e Rusisë dhe të Serbisë, si dhe një banderolë ku shkruan: “Mbështetje vëllezërve rusë dhe Rusisë – Serbët nga Kosmeti”.

Ata janë mbledhur para statujës së konsullit rus, Grigory Stepanovich, në Mitrovicën e Veriut, duke i dërguar porosi Rusisë se nuk është e vetme.

“Sot këtu jemi që të dërgojmë një mesazh në përkrahje të popullit rus dhe vëllezërve tanë rusë, se nuk janë vetëm. Ne jemi me ju dhe gjithmonë do të qëndrojmë pranë jush”, ka thënë Nebojsha Joviq, njëri prej organizatorëve, transmeton albora.ch.

Nga ana tjetër, nesër në Prishtinë do të organizohet tubim në përkrahje të Ukrainës, e cila po i reziston tash mbi një javë agresionit rus./albora.ch/

Marketing
Marketing