New York Post raporton se e dashura e Vladimir Putin, Alina Kabaeva, thuhet se fshihet në Zvicër me katër fëmijët e tyre.

Marketing

“Ndërsa Putini bën luftë në Ukrainë, duke sulmuar qytetarët e pafajshëm dhe duke provokuar miliona refugjatë, familja e tij është e mbyllur në një shtëpi private dhe jashtëzakonisht të sigurt diku në Zvicër, të paktën tani për tani”, tha burimi i medias amerikane.

Gjithashtu sipas New York Post, Alina Kabaeva, një gjimnast olimpik fitues i artë, ka katër fëmijë me presidentin rus, por të dy nuk e kanë konfirmuar kurrë zyrtarisht, transmeton albora.ch.

“Fëmijët të gjithë kanë pasaportë zvicerane dhe ajo duhet të ketë një të tillë”, përfundon shkrimi./albora.ch/

Marketing