Senatori Chris Murphy tha se këtë javë do të udhëtojë edhe në Prishtinë, ku do të bëjë presion ndaj qeverisë së Kosovës që të mbajë premtimet e saj për marrëveshjen

Marketing

Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj me BE-në, ishte kërkesë e senatorëve

Senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Jeanne Shaheen, si dhe senatori Tom Tillis, theksuan pas bisedimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiq se është e rëndësishme në këtë moment historik që të gjitha demokracitë evropiane t’i dërgojnë mesazh të qartë Rusisë dhe ta marin në përgjegjësi. Senatorët shtuan se Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian.

“E kuptojmë se Serbia dhe Rusia kanë një histori komplekse, por shpresojmë se do të vazhdojmë të punojmë me Serbinë për t’i dhënë një mesazh të qartë Rusisë”, tha senatori Murphy.

Senatori Jeanne Shaheen shtoi se kjo vizitë thekson rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për Shtetet e Bashkuara, “veçanërisht në këtë kohë që është kritike për historinë evropiane”.

“Shpresojmë që vendet demokratike të Evropës do të jenë së bashku për të kundërshtuar atë që po ndodh në këtë luftë të paprovokuar,” tha Shahin.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është biseduar me presidentin e Serbisë për (mos) vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, senatori Shaheen tha se kjo ishte edhe tema e takimit dhe shtoi se është e sigurt se Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të diskutojnë atë në të ardhmen.

“Siç tha presidenti i Serbisë, e ardhmja e Serbisë është në perëndim me pjesën tjetër të Evropës dhe ajo po ecën në atë drejtim, me lidhjet tregtare, lidhjet e biznesit, investimet. Nëse ky është qëllimi, atëherë duhet të shihni patjetër që ju të kemi një politikë të jashtme që është në përputhje me Bashkimin Evropian”, theksoi Shaheen.

“Sjellja dhe rrjedha e kësaj lufte është brutale, civilët janë në shënjestër dhe kombet demokratike nuk mund ta tolerojnë këtë. Shpresojmë se do të jemi në gjendje të jemi me Serbinë në javët dhe muajt e ardhshëm për t’ia dërguar atë mesazh Rusisë,” shtoi Murphy.

I pyetur për dërgimin e armëve kineze në Serbi, senatori Tillis tha se nëse Serbia vazhdon të ecë drejt BE-së, gjërat mund të jenë shumë më të komplikuara, varësisht se nga vijnë disa fonde.

“Mendoj se në planin afatgjatë, çdo vend duhet të vendosë nëse është e mençur ta lidhë sigurinë e tij me Kinën. Nëse Serbia synon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, atëherë nuk është në interesin e saj afatgjatë të zhvillojë marrëdhëniet e sigurisë me Kinën”.

Kur është fjala për Kosovën, senatori Murphy tha se kjo temë ishte edhe në agjendë dhe se SHBA-të janë të zhgënjyera që nuk ka më progres në zbatimin e marrëveshjes.

“Ajo që nevojitet për qëllimin afatgjatë, kushtet për njohje ekzistojnë, është e nevojshme që të dyja palët të jenë në gjendje t’i zbatojnë këta hapa sepse tashmë janë të përshkruara në marrëveshjen fillestare. Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet të mbeten pjesëmarrëse aktive në këto bisedime. Por unë jam i shqetësuar se bisedimet që kemi me Serbinë në lidhje me Ukrainën mund të mbizotërojnë mbi bisedimet shumë të rëndësishme që duhet të vazhdojnë në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës,” vuri në dukje Murphy.

Ai shtoi se këtë javë do të udhëtojë edhe në Prishtinë, ku do të bëjë presion ndaj qeverisë së Kosovës që të mbajë premtimet e saj për marrëveshjen.

Marketing