Taulant Seferi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit ukrainas.

Marketing

Sulmuesi shqiptar ka realizuar dy gola në pjesën e parë në sfidën mes skuadrës së tij Vorskla Poltava dhe Metalist 3-1.

Seferi gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 26-të, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Më pas në minutën e 30’ sulmuesi shqiptar pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin për ekipin dhe të tijin personal, por penalltinë e dytë e humbi.

Megjithatë pjesa e parë nuk u mbyll me aq, pasi skuadra e shqiptarit fitoi tjetër penallti, që u ekzekutua nga Seferi në minutën e 45+1’, duke realizuar golin e dytë.
Ndërsa dy minuta më vonë, reprezentuesi shqiptar u bë sërish protagonist, duke asistuar Felipe Rodrigues dhe duke e çuar rezultatin në 3-1.
Marketing