Ekipi nga Kosova SC Besiana po merr pjesë në Cordial Cup 2022 që po mbahet në Tirol të Austrisë.

Marketing

Pjesëmarrja në këtë kompeticion po bëhet me ekip të Kombinuar nga Shkollat e Futbollit Besiana Int, Shf Besiana, KF Llapi, KF Anadrini, ShF Arsenal, Shf Urbano dhe Shf Shkëndija.

Në këtë turne janë skuadrat e Bundesligës gjermane, Superligës austriake dhe zvicerane: Bayern Munich, FC Basel, Vfb Stuttgart, Salzburg, Austria Wien, Grasshopper Zurrich etj.

Turneu do të mbahet nga data 3 deri më 6 qershor 2022 në Tirol të Austrisë.

Cordial Cup është një  nga turnetë më të mëdhenj të futbollit të të rinjve në Evropë që zhvillohet tradicionalisht. Shumë futbollistë filluan një karrierë të shkëlqyer nga këtu. Më shumë se 3,000 pjesëmarrës priten të marrin pjesë këtë vit.

Shumë klube të mëdha  evropiane si FC Bayern Munich, Juventus Torin dhe Feyenoord Rotterdam janë përfaqësuar vitet e fundit. 

Marketing