Kanë mbetur vetëm edhe tetë ditë deri në fillimin e Kupës së Botës, kur nikoqiri Katari do të përballet me Ekuadorin në ndeshjen hapëse.

Marketing

Futbollistët do të jenë personazhet protagoniste të këtij Botërori dhe shumë tifozë do të pyesin se çfarë do të fitojnë lojtarët për pjesëmarrjen e tyre, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Sa para do të shpërndajë FIFA?

FIFA ka njoftuar se do të shpërndajë më shumë se 200 milionë dollarë mes klubeve që u japin leje lojtarëve për të marrë pjesë në turne. Në total, FIFA do të shpërndajë 440 milionë dollarë, me maksimum 370 mijë dollarë të paguar për lojtar.

Përveç kësaj, ata informuan se të gjitha klubet ku pjesëmarrësit u paraqitën gjatë dy viteve të fundit para turneut do të marrin gjithashtu kompensim. Siç zbuloi FIFA, gjithsej 416 klube nga 63 vende përfituan nga programi i FIFA-s pas Botërorit të fundit.

Sa para do të merr fituesi i Kupës së Botës?

Fituesit e Kupës së Botës do të marrin deri në 42 milionë dollarë. Kjo është shifra më e lartë që do të ketë marrë ndonjëherë një federatë fituese. Ky moment historik i përket Francës, e cila mori 38 milionë dollarë pasi fitoi Kupën e Botës 2018.

Fituesi i Kupës së Botës: më shumë se 40 milionë euro.

Nënkampioni: 29 milionë euro.

Skuadra e vendit të tretë: 26 milionë euro.

Skuadra e vendit të katërt: 24 milionë euro.

Ekipet e renditura nga vendi i pestë në të tetë: 16 milionë euro; 64 milionë euro në total.

Ekipet e renditura nga vendi i nëntë deri në të gjashtëmbëdhjetë: afërsisht 12.5 milionë euro; 100 milionë euro në total.

Ekipet nga vendi i 17-të në vendin e 32-të: pothuajse 8.5 milionë euro; 140 milionë euro në total.

Siç deklaroi FIFA, shuma prej 10,000 dollarë në ditë do të shumëzohet me numrin e ditëve që çdo lojtar qëndron në Kupën e Botës, duke filluar dy javë para ndeshjes hapëse dhe duke përfunduar një ditë pas ndeshjes së fundit të kombëtares së tij.

Shuma totale më pas u shpërndahet klubeve me të cilat lojtari është regjistruar gjatë dy viteve të fundit para Kupës së Botës.

Marketing