Operacioni i udhëhequr nga ShBA-ja, ku u vra lideri i ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, mori rreth dy orë për tu përfunduar nga fillimi në fund. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Marketing

Kirby tha se afati kohor prej dy orësh ishte plani fillestar.

“Kohëzgjatja që forcat amerikane shpenzuan në operacion flet për nivelin e kujdesit që forcat e operacioneve speciale amerikane përdorën në këtë mision, i cili ishte projektuar për të ruajtur jetën e pafajshme, për të shkuar në vend siç bënë ata”.

Së pari, forcat amerikane siguruan dhe izoluan vendin. Më pas, forcat amerikane në mënyrë të përsëritur inkurajuan njerëzit të largoheshin nga ndërtesa ku ishte Kurejshi, duke përfshirë edhe vetë Kurejshin, raporton CNN.

Kur u dëgjua një shpërthim në katin e tretë dhe pati të shtëna me armë zjarri nga ndërtesa, trupat amerikane hynë brenda./albora.ch/

Marketing