Ka ditë që po transmetohet dokumentari i partneres së Ronaldos, Georgina Rodrigez, i cili është quajtur “Unë jam Georgina”.

Marketing

Dokumentari që tregon jetën e Georgina-s ka arritur një shikueshmëri shumë të lartë. Aty tregohet edhe njohja me yllin portugez dhe shumëçka nga jeta e tyre.

Fokusi i këtij dokumentari është padyshim tek Georgina, por shikuesve nuk mund t’iu shpëtonte një detaj shumë interesant që ka të bëjë me CR7.

Paraqitet një pjesë e shkurtër e koleksionit të makinave të sulmuesit të Manchester United, i cili dihet se është i “pasionuar” për makinat superluksoze.

Veturat madje arrijnë çmimin 18 milionë paund së bashku. Vetura më e shtrenjtë e futbollistit është një Bugati Çentodieçi, i cili kushton 8.5 milionë paund. Gjithashtu, në garazhin e tij shikohen dhe makina të tjera si një Mercedez-Benc AMG S65, Lamborghini, Aventador, MekLaren Sena, Ferrari Monza, e shumë të tjera.

Lista e çmimeve të supermakinave të Ronaldos:

Bugatti Centodieci, £8.5m

Bugatti Chiron, £2m

Bugatti Veyron, £1.7m

Ferrari Monza, £1.4m

McLaren Senna, £1m

Mercedes G-Wagon Brabus, £600,000

Ferrari 599 GTO, £500,000

Rolls-Royce Phantom Drophead, £500,000

Ferrari F12 TDF, £350,000

Rolls-Royce Cullinan, £330,000

Lamborghini Aventador, £260,000

Bentley Flying Spur, £250,000

McLaren MP4-12C, £200,000

Mercedes-Benz S65 AMG, £270,000

Bentley Continental GT, £151,000

Mercedes AMG GLE 63, £127,000

Range Rover Sport, £100,000

Chevrolet Camaro, £35,000

Marketing