SHBA, Britania e Madhe dhe BE-ja kanë vendosur gjoba financiare dhe sanksione të paprecedenta ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë dhe qindra kompani ndërkombëtare janë tërhequr nga vendi.

Marketing

Ndikimi i këtyre masave sapo ka filluar të ndihet, me rritjen e kostos së produkteve bazë. Këtu janë disa nga mënyrat se si ka ndryshuar jeta e përditshme, shkruan BBC.

Vaj gatimi, sheqer dhe ilaçe për presionin e gjakut:

Çmimet e konsumit u rritën me 2.2% në javën e parë të pushtimit, me ushqimin ndër rritjet më të mëdha

Disa dyqane po kufizojnë shitjen e artikujve kryesorë.

Shitjet e barnave nuk i nënshtrohen sanksioneve, por me kompanitë kryesore të transportit që pezullojnë shërbimet, furnizimet janë të prekura.

Rubla ka rënë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, duke bërë që shumë shitës me pakicë të rrisin çmimet e tyre. Daria, e cila jeton në qendër të Moskës, thotë se nuk i ka parë ende rafte bosh. “Ushqimi nuk do të zhduket, por do të bëhet më i shtrenjtë,” thotë ajo. “Sa më e shtrenjtë, nuk mund ta imagjinoj, dhe kam frikë të mendoj edhe për të.”

Jan, është një qytetar i BE-së që jeton dhe punon në Moskë. “Më 20 shkurt porosita sende ushqimore për 5,500 rubla [rreth 57 dollarë; 44 £] dhe tani e njëjta shportë kushton 8,000,” thotë ai.

Çmimi i qumështit është pothuajse dyfishuar në dy javët e fundit, shton ai. Çmimet e sheqerit dhe drithërave janë tashmë rreth 20% më të larta se një vit më parë. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass tha se disa shitës me pakicë kishin rënë dakord të kufizonin rritjen e çmimeve në disa produkte kryesore në 5%. Të tjerët po kufizojnë sasinë e gjërave bazë si mielli, sheqeri dhe vaji që klientët mund të blejnë.

Daria ka bërë rezerva. “Kemi blerë 4 kg kafe, 4 litra vaj luledielli, 4 litra vaj ulliri dhe katër shishe uiski”. Ajo gjithashtu ka porositur një furnizim tre mujor me ilaçe për presionin e lartë të gjakut, e ndërsa ajo thotë se disa ilaçe tashmë janë më të vështira për t’u marrë.

Kostoja e smartfonëve dhe televizorëve është rritur me më shumë se 10%.

Markat e mëdha si Apple, Ikea dhe Nike nuk i shesin më produktet e tyre në Rusi.

Edhe makinat e reja janë rritur në çmim. “Ne blemë filtra dhe vaj për makinën kur ajo ka nevojë për shërbim,” thotë Daria. “Ne ia dolëm t’i blinim me çmimet e vjetra para se të dyfishoheshin para syve tanë.

Bankat ruse hiqen nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Swift.

Visa, Mastercard, American Express, Apple dhe Google Pay kufizuan shërbimet e tyre në Rusi

Banka qendrore ruse thotë se ekonomia mund të tkurret deri në 8%

Mbylljet e mediave dhe kujtimet e Luftës së Ftohtë:

Ligji i ri kërcënon të burgos këdo që mendohet se ka përhapur lajme “të rreme” mbi pushtimin

Media e pavarur dhe ndërkombëtare, subjekt i kufizimeve të rënda.

Më shumë se 13,000 njerëz të arrestuar në protestat kundër luftës.

Ngjarjet e sotme sjellin kujtime të viteve 1990, kur ekonomia e Rusisë u shemb pasi Bashkimi Sovjetik u shpërbë. /albora.ch/

Marketing